Postimi

Nga ujesjellesi i vjeter, uje i papaster

Ne Lubeten, mungese e ujit per pije.

Vite me radhe fshati Lubeten ballafaqohet me problemin e furnizimit te ujit, edhe pse ata kane ujesjellesin. “Kemi ujesjellesin nga ujerat e puseve, mirepo nga analizat e bera, del se uji nuk eshte i paster per pije”, thote per “Lajm” Xhezmi Abduhrrahmani, drejtor i shkolles “Liman Kaba” ne fshatin Lubeten.

Ujin te cilin e shfrytezojne me se shumti lubetenasit, eshte ai i cezmes se katundit , sepse vjen drejt nga mali, mirepo aty perhere behet tollovi duke pritur per te mbushur.

“Ne si fshatare kemi kerkuar prej komunes qe kjo ceshtje te zgjidhet”, thote Xhezmi Abdurrahmani. Ai na njofton se kjo kerkese ka hasur ne mirekuptim ne komunen e Butelit, ku vetem per hartimin e projektit, ka ndare 15 mije euro. Nderkaq Agim Jusufi, kryeses i Keshillit konfirmon se Komuna e “Butelit” e ka perkrahur kete projekt, realizimi i te cilit do te kushtoje 800 mije euro. Keto mjete shpresohet se do te sigurohen nga donatore te huaj.

“Me kete ujesjelles, fshati Lubeten do ta zgjidhte problemin asisoj qe te mos kete problem per 40 vitet e ardhshme”, thote Agim Jusufi. Per kete, do te nderrohen edhe gypat e ujesjellesit ekzistues, do te ndertohet edhe nje rezervuar i ri 150 me meter kub.


Artikull i shkruar nga Teuta REXHEPI ne gazeten

Nuk ka komente