Gushti 2001

 

Me 10 Gusht 2001 (e Premte) ne vendin e quajtur “Bashinec”ne bjeshken e fshatit ku ushtria maqedonase kishte pike ushtarake shkeli ne mine nje kamion me ushtare ku gjeten vdekjen tete ushtar maqedonas. Pas vdekjes se tyre, forcat policore maqedonase morren nje aksion, duke gjuajtur me helikopter, minahedhes dhe arme te lehta mbi fshatin Lubeten. Ne kete dite ata vrane femijen 6 vjecar, Erxhan Aliu.


Me 11 Gusht 2001 (e Shtune) forcat policore kane gjuajtur tere diten mbi fshat, ndersa te shtenat kane mbaruar gjate oreve te vona te nates. Ne mbrëmjen mes 11-12 Gushtit policia dhe ushtria maqedonase i jane afruar fshatit, duke u pozicionuar neper pika te reja.


Me 12 Gusht 2001 (e Diel) nga ora 08:00 e mëngjesit fillon aksioni me i ashper mbi popullaten e pa mbrojtur civile. Forcat policore – ushtarake maqedonase fillojne te gjuajne me tere arsenalin e tyre qe e kishin ne disponim.”Gjuanin nga te gjitha anet si nga drtejtimi i malit por edhe nga drejtimi i fshatit Lubance”, thote nje banor i ketij fshati. Kete dite vriten edhe tete persona tjere. Meren nga ana policore ne drejtim te f.Lubance edhe 10 persona tjere ata jane: tre vellezerit, Adem Ademi, Hamdi Ademi dhe Amet Ademi, tre vellezerit e tjere, Beqir Ramadani, Osman Ramadani dhe Ismail Ramadani, dhe tre vellezerit Nevaip Bajrami, Vebi Bajrami dhe Mevludin Bajrami si dhe Atulla Qaili, i cili nga torturat e shumta nderon jete.

Popullata e ketij fshati detyrohet qe t’i leshoje shtepite. Keshtu qe banoret e fshatit nisen ne drejtim te qytetit te Shkupit. Ne punktin policor te “Kodra e Zaimit”, i cili gjendej ne rrugen per ne qytet, u ndaluan te gjithe banoret duke u torturuar dhe malltretuar teper. Ketu meren ne polici mbi 100 persona te cilet qendrojne mbi 24 ore neper stacionet policore te qytetit te Shkupit. Keto persona jane malltretuar shume sa qe kane marre edhe lendime te medha shendetesore. Nga keto njerëz, 26 persona mbahen ne paraburgim ne burgun e Shutkes. Banoret e gjithe fshatit ne kete punkt policor qendrojne deri ne oret e mesnates, ku perseri kthehen ne fshatin, tanime te djegur e te shkateruar.


Viktimat e Masakres

NE LUBETEN JANE MASAKRUAR: 1. Erxhan Aliu, 2. Dalip Murati, 3. Muharrem Ramadani, 4. Memet Memeti, 5. Rami Jusufi, 6. Xhelal Bajrami, 7. Kadri Jashari, 8. Bajram Jashari, 9. Sulejman Bajrami, 10.Atulla Qaili. LAVDI!


Ne burgun e Shutkes ne Shkup jane burgosur 26 banore te fshatit. Ata janë: Ismajl Ramadani, Beqir Ramadani, Osman Ramadani, Vebi Bajrami, Nevaip Bajrami, Mevludin Bajrami, Amet Ameti, Adem Ametovski, Hamdi Ametovski, Isni Aliu, Farush Memedi, Murtezan Murtezani, Burhan Murtezani, Suat Zendeli, Sulejman Zendeli, Rametulla Zendeli, Bejtulla Zendeli, Latif Alievski, Mamut Ismaili, Sadedin Emini, Hazbi Hajrullahu, Qemran Rexhepi, Fatmit Sadiku, Ekrem Abdurrahmani, Aziz Rexhepi dhe Riza Aliu.

 
Skrimet e mediave te huaja menjehere pas masakres
UASHINGTON POST:

Pese civilet shqiptare ne lubeten jane qelluar nga afer

Shkup, 16 Gusht 2001 (CHOM)

Ne kete shkrim kushtuar rastin te Lubotenit te botuar ne numrin e djesheme te gazetes “Uashington post”, thuhet:
“Pas shtepise se ndezur teresisht shtrihej trupi i pajete i 30 vjecarit Bajram Jashari i bere shoshe nga plumbat. Disa metra metutje ne nje hapesire me grumbuj te sanes shtrihej i vdekur 29 vjecari Xhelal Bajrami i qelluar nga prapa. Pak me tutje ishte trupi i Kadri Jasharit 28-vjecar, vellai me i ri i Bajramit, i cili po ashtu ne menyre fatale ishte i qelluar ne shpine. Poshte ne rruge Muharrem Ramadani 68 dhe Sylejman Bajrami 23 vjecar shtrihen te vdekur. Shihet qartazi se ata ishin te qelluar ne koke nga afer, shkruan gazeta amerikane “Uashington post”.
Pese shqiptaret ishin vrare te dielen e kaluar gjate operacioneve ushtarake te forcave sllavomaqedonase ne vigjilie te nenshkrimit te marreveshjes kornize te Ohrit. Reporteri i kesaj gazete pastaj shkruan se: “trupat e ketyre personave te vrare ishin pare nga gazetaret e jashtem dhe nga nje zyrtar i OSBE-se”. Keto vrasje pasuan vdekjen e tete ushtareve te Maqedonise, qe ishin vrare te premten e kaluar nga nje mine tokesore afer fshatit Luboten. Vdekjet ne Luboten dhe shperthimi i mines ishin perkujtim bindes se Maqdeonia po ballafaqohet me dhune. Kjo gazete kete dhune e sheh si pasoje e mungeses se nje marreveshjeje gjitheperfshirese politike per ceshtjet kontestuese qe ndajne shqiptaret nga sllavomaqedonasit ne kete vend. Zedhenesi i qeverise maqedonase ka thene se personat e vdekur ne Luboten ishin pjesetare te UCK-se te vrare ne perleshjet me forcat qeveritare, por banoret lokale dhe anetaret e familjeve energjikisht kishin refuzuar akuzat duke thene se viktimat ishin civil te pafajshem.

Te pese civilet ishin te veshur me rroba civile


Gazeta “Uashington post” me tutje ben te ditur se nje zedhenes i kryengritesve shqiptar ka thene se ata nuk do te pergjigjen ushtarakisht, por fakti se ne kemi pranuar marreveshjen politike perjashton mundesine qe nese akte te ketilla vazhdojne, ne te pergjigjemi, kishte terhequr verejtjen Xhevat Ademi, nje lider politik i UCK-se. Kjo gazete shkruan se te pese personat e vrare te dielen ishin te veshur me rroba civile qe ishin shpuar ne vendet ku plumbat kishin depertuar ne trupat e tyre, duke perjashtuar cfaredo shpjegimi eventual se ata ishin kryengrites te uniformuar qe pas vdekjes ishin veshur me rroba civile, nje konstatim ky i zakonshem i forcave te sigurimit ne Ballkan. Ne kete shkrim pastaj theksohet se disa zyrtare maqedonase kishin akuzuar OSBE-ne perfaqesuesi i seciles ishte ne vendin e ngjarjes ne Luboten per perhapjen e dezinformatave se forcat maqedonase kishin ekzekutuar civilet, por OSBE-ja nuk kishte bere kumtese lidhur me keto vrasje. Perfaqesuesit e saj kishin thene se incidenti duhet te hetohet me gjeresisht.

Ky tekst eshte botuar ne Gazeten ditore “Uashington post” me date 16 gusht 2001

FJALET E LUBETENASVE PAS PERJETIMIT TE TORTURAVE

Rrahen brutalisht civilet shqiptar te lubetenit



Shkup, 15 Gusht 2001 (Liria)

Haxhi Dalip Muratit i’a pame zorre jashte barkut!

Banoret e fshatit Luboten qe jane arrestuar nga policia maqedonase jane rrahur brutalisht, si ne punktet e policise, gjithashtu edhe ne stacionet e shumta policore te Shkupit. Rrefimet e tyre deshmojne se pjesetaret e policise kane thyer te gjitha konventat nderkombetare qe garantojne mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut. Me se 100 te rinje te ketij fshati jane mbajtur me teper se 24 ore ne stacionet e policise, ku ndaj tyre eshte ushtruar nje dhune e pakontrolluar, me crast te gjithe kane marre lendime te renda trupore.

Jahi Fazliu (30)eshte njeri prej atyre qe arriti t’i shpetoje vdekjes nga torturat e policise. Familja e tij qe numeron 28 anetare, se bashku me disa familje tjera te fshatit, ate dite rreth ores 11 kishin vendosur te evakuohen nga fshati. <i>”Derisa sa gjendeshim ne bodrum, erdhi fqiu yne Qamuran Rexhepi i cili na tregoi se policia ia kishte djegur shtepine, ndersa per babain e tij tha se po mundohet ta shuan zjarrin. Ai kishte pare policet te ishin afruar 100 metra nga shtepite tona dhe na keshilloi qe te largohemi”- tregon Jahiu. Ai se bashku me 60 banore tjere te fshatit eshte nisur per t’i shpetuar ndonje masakri qe do te mund ta benin forcat e policise. “Sapo dolem prej shtepise, pame rrezikun qe na kanosej nga granatimet dhe te shtenat nga armet automatike. Djalin 5 muajsh e kisha ne duar, dhe beso se mu mbush mendja ta hedh diku ne rruge”-tregon me lot ne sy Jahiu. Ne kete grup te fshatareve qe po niseshin drejt nje rruge per t’i shpetuar granatimeve, kishte shume femije, pleq, gra shtatzane, si dhe shume te rinje te fshatit, te cilet po iknin nga frika se mos ekzekutohen nga policet qe kishin hyre ne fshat.
“Kur rame te perroi i fshatit, pame trupin e pajete te haxhi Dalip Muratitte cilit i kishin dale zorret e barkut jashte. Disa te tjere po tentonin ta mbulonin trupin e tij me dhe, ndersa ne te tjeret nuk i lejonim grate dhe femijet ta shohin kufomen e tij. Foshnja ime filloi te qaje, qanin edhe femijet tjere. Piskamat e grave nuk mundnim t’i nderprejme. Me te arritur te vendi i quajtur Buzallek, pata mundesi t’i jap foshnjes sime pak qumesht, vetem me qellim qe te ndalej vaji i saj” – tregon ai.


E NDANE NENEN NGA BIRI I VETEM


Kolona e njerezve ka vazhduar udhetimin drejt vendit te quajtur Kodra e Zaimit.Aty ishin stacionuar pjesetaret e policise maqedonase, te cilet kane filluar me malltretimin e banoreve te fshatit. “Ata filluan t’i ndajne burrat prej grave. Foshnja qante, ndersa policet me urdheruan ta leshoj ate se perndryshme do te na vrasin te dyve. Dy vajzat tjera, njera 5 dhe tjetra 7 vjecare filluan te qanin duke bertitur babi, babi” thote Jahiu, i cili nuk mund t’i mbante lotet.Edhe Ilmi Ismaili, i cili prej fshatit Luboten kishte bartur ne shpine nenen e tij te paralizuar, tregon per momentin kur policet e kane detyruar te ndahet nga gruaja dhe femijet. “Tre kilometra e mbaja nenen ne shpine. Kur arritem te Kodra e Zaimit, policet me detyruan te ndahesha prej familjes. E lashe nenen ne toke, mirepo dy vajzat e mia nuk ma leshonin doren. Ne ate moment nderhyne policet te cilet si te jene lodra, mi larguan femijet duke i shtrire per toke. Ata filluan te qajne, qante edhe gruaja, qanin te gjithe”- tregon Ilmiu.
Ne kete grup te banoreve ka qene edhe 20 vjecari Remzi Beqiri.”Nena nuk me leshonte prej dore dhe bertiste se nuk e jap djalin. Atehere ata thane se do t’iu pushkatojme te dyve, dhe na i drejtuan armet automatike. Kjo e detyroi nenen time te ndahet nga une”- tregon me lot ne sy Remziu,ndersa ne dhomen ku gjendeshin me se 20 anetare tjere te kesaj familje te cilet kishin ardhur per t’i vizituar keta banore te fshatit, te gjithe filluan te qajne. Nderkohe mesuam shkakun e ketij vaji. Remziu ishte femija i vetem i kesaj familjeje. Ata tregojne se ne kete punkt te policise kane qene edhe 60meshkuj te fshatit, te cilet kane qene te detyruar te shtrihen me fytyre ne toke. Gjate tere kohes ata jane rrahur nga ana e policeve te cilet kane shkelur lirisht mbi trupat e tyre.


NE POLICI NUK NA JEPNIN AS UJE

Pas nje kohe, te gjithe jane derguar ne stacionet e ndryshme te policise, ndersa grate, pleqte dhe femijet e banoreve te ketij fshati jane kthyer perseri ne fshat. Te rinjte qe jane derguar neper stacionet e policise jane malltretuar rende. Per kete tregojne qarte plaget e tyre trupore. “Te gjitheve na derguan ne stacionin policor ne Butel. Aty jemi rrahur edhe nga disa police femra te cilet na godisnin me shkopinj gome dhe me shufra te metalta. Prej atje na derguan ne stacionin policor ne Karposh.Ishim gjithsej 17 persona ne nje qeli. Aty ishte edhe nje taksist shqiptar, i cili ishte rrahur gjate tentimit te tij per te derguar disa gazetare te huaj ne Lubeten. Ai ishte i shkaterruar i terri dhe nuk mundej te fliste”- tregon Ilmiu.Mesuam se taksisti per te cilin tregonin, eshte Rufat Shaqiri (22),i cili ate dite kishte bartur me vete dy gazetare te huaj. Me te arritur ne paralagjen Radishan,ku jeton kryesisht popullate e nacionalitetit maqedonas, ai eshte sulmuar nga pjesetaret e policise. Ai eshte nxjerrur jashte vetures se tij dhe me kundak te automatikut, policet e kane qelluar disa here ne koke. Prej aty, ai eshte derguar ne stacionet e ndryshme te policise ne Shkup, ku kane vazhduar torturat ndaj tij. Dje ai ishte i shtrire ne shtepine e tij ne lagjen Vizbeg te Shkupitdhe gjendja e tij shendetesore ishte tejet e rende. Sipas disa mjekeve, ai ka te thyer kockat e kokes si dhe disa brinje, ndersa per shkak te situates momentale ne Maqedoni, ata e kane keshilluar familjen e tij qe ta dergojne per operacion ne Kosove.Perndryshe, Rufati nuk kishte mbushur nje jave qe prej se ishte martuar, ndersa ne vend se t’i gezohej jetes bashkeshortore, policia e Lube Boshkovskitndaj tij ka ushtruar dhune te pakufizuar, duke i shkaktuar keshtu lendime te renda ne te gjitha pjeset e trupit.
Shumica e te arrestuarve qe jane derguar ne stacionin policor ne Karposh, jane mbajtur me shume se 31 ore,ndersa pastaj ata jane derguar ne afersi te lagjes Vizbeg, ku jane hedhur ne rruge. Aty rastesisht ka qene nje plak shqiptar i cili kishte nxjerrur te kulloste nje lope. “Plaku na mori dhe me nje taksi ne dergoi deri ne shtepine e tij ku na dha ndihmen e pare. Prej atje, ai kerkoi ndihme nga disa aktiviste partiak te cilet erdhen dhe ne derguan te mjeku, tregojne keta te keqtrajtuar, te cilet ende nuk dijne asgje se cka ka ndodhur me te afermit e tyre, Mamut Ismailin, Beqir Beqirin, Aziz Rexhepin, Qamuran Rexhepin, Fejzulla Rexhepin, Ekrem Abdurrahmanin, Fatmir Sadikun, Farush Memetin, Arif Ibrahimin, si dhe vellezerit Latif dhe Elmaz Aliun,te cilet gjithashtu jane arrestuar nga policia maqedonase.
Mesojme se numri i te zhdukurve eshte edhe me i madh, ndersa ekziston dyshimi se ata jane marre nga policia, pasi jane ekzekutuar ne shtepite e tyre ne fshat. Nga e terre ajo qe mund te mesohet per rastin e Lubetenit, shihet qarte se policia e Boshkovskit ka bere krime kunder njerezimit. Ka edhe informata deri tani te pakonfirmuara se disa gra shqiptare jane dhunuar nga ana e pjesetareve te policise, pasi jane ndare nga burrat dhe jane kthyer perseri ne shtepite e tyre ne fshat.

Ajo qe ne kete rast eshte tejet irrituese, eshte qendrimi pasiv i perfaqesuesve te organizatave te huaja nderkombetare qe veprojne ne vendin tone, e vecanerisht Tribunalit te Hages,i cili vazhdon te hesht perkunder deshmive te shumta qe tregojne se policia e Boshkovskit ka kryer disa here krime kunder njerezimit. Kete e vertetojne faktet e shumta ne terren, e sidomos ne fshatin Lubeten, ndersa me heshtjen e tyre keta perfaqesues te huaj vetem justifikojne veprimet kriminale te forcave maqedonase te sigurimit ne kete fshat.


Policia ka masakruar Rami Jusufin


Deshmitaret tregojne se te dielen ne fshatin Luboten, pjesetaret e policise kane masakruar Rami Jusufin (33),baba i kater femijeve. Ai ishte qelluar ne kraheror ne kohen kur po qendronte ne oborrin e shtepise se tij duke shqyrtuar gjasat per evakuimin e familjes se tij. Pasi eshte plagosur, deshmitaret tregojne se ai ka tentuar qe zhagas te arrije deri ne shtepine e tij, mirepo ne ate moment, ate e kane zene pjesetaret e forcave maqedonase te sigurimit, te cilet disa here me thike e kane prere ne pjese te ndryshme te trupit. Sic mesojme nga deshmitare tjere, vellezerit Bajram dhe Kadri Jasharijane vrare ne bodrumin e shtepise se tyre, ndersa pastaj policia i ka nxjerrur jashte shtepise. E njejta ka ndodhur edhe me vellezerit Xhelal dhe Sulejman Bajramin,te cilet jane vrare ne bodrumin e shtepise se fqiut te tyre, Adem Ametit,i cili ka tre vellezer te zhdukur. Disa eksperte kane konstatuar se keta banore jane ekzekutuar pas shpine dhe ne koke.
Edhe Muharrem Ramadanieshte vrare ne oborrin e shtepise se tij, si dhe femiu 6 vjecar Erxhan Aliu,babai i te cilit eshte burgosur dhe nuk dihet se ku eshte.

Ky tekst eshte botuar me date 15 gusht 2001, (LIRIA)