Vetëm homazhe për dëshmorët e Lubetenit
Vetëm homazhe për dëshmorët e Lubetenit
“Nuk do të ketë ndonjë organizim të posaçëm, do të bëhen vetëm homazhe dhe do të vendosen kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve që u vranë tetë vite më parë”, tha për “Lajm”, Baki Alimi nga Lubeteni
NATYRA GRUBI
Shkup, 10 gusht – Tetë vite pas masakrës së Lubetenit ku humben jetën dhjetë persona të pafajshëm do të bëhen vetëm homazhe pranë varrezave të tyre. “Nuk do të ketë ndonjë organizim të posaçëm, do të bëhen vetëm homazhe dhe do të vendosen kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve që u vranë tetë vite më parë”, tha për “Lajm”, Baki Alimi, kryetar i këshillit organizativ të varrezave të dëshmorëve.
Fshati Lubeten i Shkupit ende jeton me pasojat e masakrës kur forcat policoro-ushtarake maqedonase në një aksion vranë dhjetë banor të këtij fshati, si hakmarrje ndaj tetë ushtarëve maqedonas që humbën jetën nga një minë të vendosur në fshatin Lubancë një ditë më parë. Aksioni i policisë e la Lubetenin me jetimë, gra pa burra, nëna pa fëmijë, fëmijë pa prindër. Për shkak të kësaj masakre para Tribunalit të Hagës u zhvillua process kundër ish-ministrit të brendshëm maqedonas Lube Boshkoski dhe udhëheqësit të njësive paramilitare “Luanët” Johan Traçullovski. Prokurori e parashtroi akuzën kundër Boshkovskit dhe Traçullovskit për shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të luftës lidhur me rastin e Lubetenit. Megjithatë epilogu i këtij procesi të gjykimi ishte lirimi si i pafajshëm i ish-ministrit Boshkovski dhe dënimi prej 12 viteve për Johan Tarçullovskin. Familjarët e të vrarëve në aksionin policor në Lubeten ishin thellë të revoltuar dhe përplot reagime negative pritën lajmin për lirimin e ish-ministrit Boshkovski dhe dënimin me 12 vjet burg të Traçullovskit. Kurse nga ana tjetër, Qeveria e përshëndeti vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e ish-ministrit të policisë, por shprehu keqardhje për dënimin e Traçullovskit.
Përkundër se kanë kaluar tetë vite ende ky rast nuk është zbardhur plotësisht. “Shumë gjëra kanë mbetur në hije, por pas lirimit të ish-ministrit Boshkovski nga Tribunali i Hagës ky rast nuk po shqyrtohet më”, tha Baki Alimi.
Ndryshe nga 10-12 gusht në Lubeten u masakruan dhjetë civilët shqiptarë, Erxhan Aliu, Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili. Gjashtë vite pas ngjarjes tragjike në Lubeten u ngritë pllakë përkujtimore për të gjithë të vrarët.
Aktakuza e Gjyqit të Hagës
-
Pjese nga aktakuza e gjykates nderkombtare penale per ish- Jugosllavine kunder Lube Boshkovsit dhe Johan Tarcullovski
AKTAKUZE
Prokurori i Gjykates Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine, ne pajtim me autorizimet e veta, sipas nenit 18 te Statutit te Gjykates Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine (me tutje ne tekst: Statuti i Gjykates), i akuzon: LUBE BOSHKOVSKIN, JOHAN TARCULLOVSKI per SHKELJE TE LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES
PERGJEGJESI PERSONALE PENALE
Neni 7 (1) i Statutit te Gjykates
3. Johan TARCULLOVSKI eshte personalisht pergjegjes ne aspektin penal, sipas Nenit 7 (1) te Statutit te Gjykates per vepra penale te permendura ne Nenin 3 te Statutit te Gjykates, sic eshte parashtruar ne Aktakuze, te cilat ai i ka kryer, urdheruar, planifikuar, nxitur ose ndihmuar dhe mbeshtetur. Kur perdoret fjala “kryer” ne kete Aktakuze, prokurori nuk pohon se i pandehuri fizikisht ka kryer cilindo nga keto vepra penale me te cilat ngarkohet. “Kryer” ne kete Aktakuze perfshin pjesemarrje ne Nismen e Bashkuar Kriminale (NBK).
Nisme e bashkuar kriminale
4. Nisma e bashkuar kriminale ka filluar jo me heret se te premten me 10 gusht te vitit 2001 dhe ka vazhduar deri te dielen 12 gusht te vitit 2001, gjate konfliktit te armatosur ne IRJM.
Qellimi i Nismes se bashkuar kriminale ka qene qe te drejtohet sulm kunderligjor mbi civile dhe objekte civile ne fshatin Lubeten, qe nuk eshte arsyetuar me domosdoshmeri ushtarake, veper penale sipas Nenit 3 te Statutit te Gjykates. Veprat penale qe jane kryer ne Lubeten dhe me te cilat ai ngarkohet ne nenparagrafet prej 1 deri 3 te kesaj Aktakuze bejne pjese ne kuader te Nismes se bashkuar kriminale.
5. Johan TARCULLOVSKI ka punuar se bashku me anetaret tjere te Nismes se bashkuar kriminale, pjesetar te policise se rregullt dhe te policise se IRJM-se nen komanden e tij.
6. Johan TARCULLOVSKI ka marre pjese gjate gjithe periudhes se ekzistimit te Nismes se bashkuar kriminale ne nje ose me shume menyra vijuese: